Kurti: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpesh, të frikësuar asnjëherë
07 nëntor 2022
| 16:16
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është “non-stop” në komunikim me ndërkombëtarët. Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se janë të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë “të mos e komprometojmë”.
Më pak fjalë, Kurti e ka përshkruar qeverinë e udhëhequr nga ai me këto fjalë: “Me pak fjalë, sjellja jonë është kështu: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”.
Më tutje, Kurti ka thënë se nuk ndodh që Kosova “të prishet” me Amerikën.