Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë – renditemi në top 10 për përmirësimin më të madh në dekadë

22 dhjetor 2024 | 19:43

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se viti 2024 është vit i pasaportës së Kosovës, e cila ka shënuar një përmirësim të jashtëzakonshëm në indekset ndërkombëtare.

Ai theksoi se pasaporta e Kosovës është tani në mesin e 10 pasaportave që kanë pasur përmirësimin më të madh në dekadën e fundit, duke mundësuar lëvizje të lirë në 38 shtete më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Kurti theksoi se kjo arritje afron Kosovën me Evropën dhe rrit mundësitë për qytetarët e saj.

Postimi i plotë:

Viti 2024 është viti i pasaportës sonë.

Ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave, është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit, dhe me të sot mund të udhëtojmë në 38 vende të botës më shumë sesa në vitin e kaluar.

Qytetarët tanë tashmë lëvizin lirshëm dhe të pa diskriminuar, pa pasur nevojë të presin para dyerve të ambasadave për të marrë vizë për udhëtime afatshkurtra në shumë shtete. Me liberalizim të vizave, me njohje të pasaportës sonë edhe nga shtete mosnjohëse, po e afrojmë Kosovën, me Evropën dhe përtej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe…