Kurti: Vitin e ardhshëm buxheti për komunat do të jetë 742 milionë euro

20 tetor 2023 | 16:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se buxheti për komunat në vitin e ardhshëm do të jetë 742 milionë euro.

I pari i qeverisë ka theksuar se në vitin 2021 buxheti ishte 547 milionë, sivjet 654 milionë euro, ndërsa vitin tjetër do të jetë 195 milionë më shumë se vitin e parë të qeverisë së udhëhequr nga ai.

“Pra mbështetja jo vetëm që nuk ka munguar, por ajo vetëm sa është shtuar. Granti i përgjithshëm për komuna tani është më i larti ndonjëherë. Kemi zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mjedisit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal përmes ‘Kartës së Komunës së gjelbër dhe të qëndrueshme’”.

“Në dhjetor 2021 inauguruam ngrohjen me biomasë në Komunën e Gjakovës. Ndërkaq në proces e sipër është studimi i fizibilitetit për ngrohje qendrore në gjithsej tetë komuna, në mënyrë që qytetarët të kenë ngrohje të qëndrueshme me çmim të përballueshëm”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë…