Kurti, vizitë zyrtare Norvegji
28 mars 2022
| 11:17
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji.
Gjatë qëndrimit atje, ai do të takohet me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Store dhe me zyrtarë tjerë të lartë të qeverisë norvegjeze.