Kurti: Vizitën e parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri
04 shkurt 2020
| 22:32
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemail Minxhozi.
Kryeministri Kurti ka pohuar se Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe si kryeministër i Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri.
Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehi urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.
Në takim sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona.