Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

11 janar 2023 | 23:03

Në 39- vjetorin e rënies së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në kujtim dhe nderim të veprimtarisë së tyre, kryeministri Albin Kurti ka vizituar familjet Malaj dhe Berisha.

Mes familjarëve të tyre u përkujtua jeta plot aktivizëm politik e Rexhepit dhe Nuhiut, të rënë dëshmorë në natën mes 11 dhe 12 janarit 1984, duke luftuar me policët e Serbisë që i kishin rrethuar në një bazë ilegale në Prishtinë, në lagjen që pas asaj nate do të quhej Kodra e Trimave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është kualifikuar për në finalen e Superkupës së…