Kurti vizitoi komunën e Mamushës dhe Rahovecit, premton se do t’u qëndrojë afër

23 prill 2020 | 20:15

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vazhdoi sot vizitat në komunat e Kosovës.

Kësaj radhe ai, bashkë me ministren në detyrë të Administrimit të Pushtet Lokal, Emilija Redzepi dhe deputeten e komunitetit turk, Fidan Brina Jilta fillimisht vizitoi komunën e Mamushës, ku u mirëprit nga kryetari i komunës, Abdülhadi Krasniç.

Më pastaj nga aty, bashkë me ministren në detyrë, Redzepi vizituan Komunën e Rahovecit ku u takuan me kryetarin e kësaj komune Smajl Latifi.

Në ditën e festës së komunitetit turk në Kosovë, 100-vjetorin e sovranitetit kombëtar të shtetit të Turqisë dhe festës së fëmijëve atje, kryeministri Kurti vizitoi Komunën e Mamushës ku u prit nga kryetari i kësaj Komune, Krasniç.

Shumica e banorëve të komunës të cilën Krasniç e drejton i përkasin komunitetit turk në Kosovë, përkatësisht 95%.

Kryeministri në detyrë, Kurti, u premtoi se Qeveria në detyrë e Kosovës do të jetë afër komunave, dhe në të njëjtën kohë i ftoi ato të vazhdojnë me respektimin e masave të qeverisë dhe këshillave të ekspertëve shëndetësorë ashtu që ta kalojmë këtë sfidë sa më parë dhe sa më lehtë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë…