Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Kastrati në Prishtinë
11 korrik 2024
| 16:26
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe aktivistë të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, vizitoi për ngushëllime familjen Kastrati e cila humbi më të dashurin e saj, Alban Kastratin, në moshën 47-vjeçare.
Duke ndarë dhembjen me familjarë dhe miq, së bashku evokuan kujtime për të ndjerin.
Albani jetonte dhe punonte në Prishtinë. Ai ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shënimi i kryeministrit Kurti në Librin e Zisë: “Jemi rritur bashkë, në fëmijëri të lumtur me kujtime të paharrueshme. Djalë të drejtë, të mirë, të dashur e të qetë si Albanin nuk njoh tjetër. Me dashuri dhe pikëllim për Alban Kastratin që iu këput jeta përgjysmë,
Albin Kurti”.