Kurti vizitoi “Trepçën”, u kumtua lajmi për ekzekutimin e pagesave të punëtorëve

20 maj 2020 | 17:22

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë, atë të Ministrisë së Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe të Financave e Transfereve, Besnik Bislimi, kanë takuan punëtorët e “Trepça” sh.A, ku përveç diskutimeve të përhershme për rivitalizimin e “Trepçës”, u kumtua edhe lajmi për ekzekutimin e pagesave të 1 280 punëtorëve.

Delegacioni i Qeverisë u mirëprit nga anëtarët e Bordit të Përkohshëm të “Trepça” sh.A”, menaxhmenti i ndërmarrjes, përfaqësues të minierave me flotacion Stan Tërg, Artanë e Kishnicë, dhe përfaqësues të Sindikatës. “Qeveria e Kosovës është duke punuar që problemet sociale të ndërmarrjes të tejkalohen sa më parë dhe që të fokusohemi tek aspekti zhvillimor. “Trepça” është organizatë e punëtorëve, pasuri kombëtare por edhe industri prodhuese. Roli i kësaj ndërmarrjeje është përtej ekonomik. Është edhe historik dhe shtetndërtues. Tash është koha kur ne do të punojmë në ide konkrete në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe të horizonteve të saj. Trepça do të jetë pjesë e pakos së dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, Qeveria e Kosovës ka pranuar falënderime nga punëtorët për seriozitetin dhe interesin e saj të treguar ndaj kësaj ndërmarrjeje e cila në të kaluarën është keqpërdorur e shfrytëzuar. Kjo Qeveri është e përkushtuar që të rimëkëmb këtë ndërmarrje. (A. M / Epoka e re).

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se…