Kurti viziton BIK-un, thotë: Të mirat duke u ndarë shtohen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ai është pritur nga myftiu Naim Tërnava.
Kurti shprehi falënderim për bashkëpunimin dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe myftiut Tërnava.
Kryeministri Kurti tha se do të shkojë “të bëj Bajram me policët e liruar nga Serbia” pasi myftiu e përgëzoi dhe e uroi për lirimin e tyre.
“Erdhëm për t’ju falënderuar për rolin qe vetë BIK-u dhe myftiu si udhëheqës e ka luajtur në vazhdimësi dhe për t’ju uruar për Bajram. Të mirat duke u ndarë shtohen, pasi duke u ndarë bëhen të mira për të gjithë. Nuk ka ditë më të përshtatshme për ta uruar këtë ditë se festa e Kurban Bajramit”, tha Kurti.