Kurti viziton BIK-un, uron besimtarët për Kurban Bajramin
21 gusht 2018
| 10:40
I pari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka vizituar selinë kryesore të Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Myftiu Naim Ternava priti Kurtin në organizimin tradicional të BIK-ut.
Ky i fundit uroi të gjithë besimtarët myslimanë, përderisa bëri thirrje për barazi dhe drejtësi.
“Të bashkuar me barazi e për drejtësi do t’ju hiqet frika njerëzve dhe do të hiqen ata që frikësojnë njerëzit. Urime e gëzuar festa e Kurban Bajramit”.