Kurti viziton Brukselin në fund të këtij muaji ose në fillim të prillit
03 mars 2020
| 15:38
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit prill, pritet ta vizitojë Brukselin.
Kështu ka bërë me dije ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës
“Do të shkojmë me kryeministrin në fund të marsit ose në fillim të prillit, me një delegacion më të zgjeruar me kryeministrin Albin Kurti”, ka thënë Reka kur është pyetur nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në lidhje me këtë çështje.