Kurti viziton burgun muze të Prishtinës

12 qershor 2020 | 15:55

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se “Streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjes”, tashmë ish-burgu i Prishtinës sot është bërë muze.

Ai ka thënë se në burgun e Prishtinës janë maltretuar disa nga veprimtarët e shquar të çështje kombëtare, raporton “Epoka e re”.

“Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Rexhep Mala e Ukshin Hoti janë disa prej emrave të cilët u mbajtën e u maltretuan në këtë burg”.

“Do të mblidhen shumë kujtime e dëshmi të cilat do të vendosen në këtë muze që të ilustrohet dhuna e regjimit serb mbi patriotët shqiptar. Nëse keni dëshmi apo e njihni dikë që ka qenë në këtë burg mund të shkruani në adresat e bëra publike”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/pcb.891744211325464/891743744658844/?type=3&theater

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) Ramë…