Kurti viziton depon ku mbahet armatimi i FSK-së, publikon edhe pamje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar njërën prej depove ku janë të vendosura armatimet e FSK-së.
Kurti ka publikuar edhe pamje ku shihet bashkë me ministrin Maqedonci e gjeneralin Bashkim Jashari.
“Mbrëmë së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vizituam njërën nga depot ku janë vendosur furnizimet e fundit me armatim për ushtrinë tonë. Ky armatim modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që jemi duke i bërë për forcën tonë dhe është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë. Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.