Kurti viziton familjen Demaçi dhe familjen Dehari
26 shkurt 2023
| 12:13
Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu, ka vizituar sot familjen Demaçi dhe familjen Dehari.
Ai ka treguar se kjo vizitë kishte një qëllim.
“Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.