Kurti viziton familjen Musliu, e vlerëson lartë kontributin kombëtar të Liman Musliut

12 nëntor 2024 | 19:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe disa deputetë e zyrtarë të tjerë, kanë vizituar familjan e Liman Musliut, ish-ushtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, i cili ndërroi jetë në rrethana tragjike ditë më parë.

Në shtëpinë e familjes Musliu, Kurtin dhe ekipin e tij e priti Osman Musliu, hoxha i njohur nga Drenica.

Kurti ka vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e Musliut për kombin.

“Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë” – thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Sjellim ndër mend që Musliu ndërroi jetë të shtunën, ndërsa ishte pjesë e njestit special të UÇK-së “Tigrat e Zi” në Drenicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mendimi për motin – 12.11.2024 Vransirat fillimisht dominojnë mbi vend…