![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-14.jpg)
Kurti viziton familjet e prekura nga vërshimet në Dragash
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të enjten Komunën e Dragashit, e cila është prekur dje nga vërshimet e ujit të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.
Me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në takimin e zhvilluar me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, Kurti ka falënderoi institucionet lokale për angazhimin e tyre dhe ofroi ndihmën e tij dhe të institucioneve qendrore në tejkalimin e rimëkëmbjen nga dëmet e shkaktuara, për të cilat do të ketë vlerësim adekuat nga komisioni përkatës.
“Qeveria do të jetë pranë jush dhe pranë qytetarëve”, ka thënë Kurti.
Ndërsa kryetari Xheladini e ka njoftuar kryeministrin Kurti mbi situatën në teren dhe dëmtimet e evidentuara në infrastrukturë, për të cilat tha se ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe falënderoi atë për vizitën dhe ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt.
Nga aty, ata së bashku kanë vizituar zonat e prekura nga vërshimet e djeshme të shkaktuara nga reshjet e shiut.