Kurti viziton komunën e Leposaviqit (video)
03 prill 2024
| 13:31
Nën masa të rrepat sigurie, kryeministri Albin Kurti të mërkurën ka vizituar Komunën e Leposaviqit, e cila drejtohet nga Lulzim Hetimi.
Në pamjet e siguruara nga portali “Kosovo Online”, kryeministri Kurti shihet duke dal nga ndërtesa e komunës, ndërsa është i rrethuar me mbrojtje të afërt.
Gjithashtu, nga pamjet në oborrin e komunës shihen forca të shumta policore.
Bashkë në Kurtin në këtë vizitë ka qenë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Albert Krasniqi.