Kurti viziton ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës
09 nëntor 2019
| 09:08
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të vizitës dyditore në Paris, ka vizituar ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në Quai D’Orsay.
Aty është takuar me drejtorin për Evropën Kontinentale, Frédéric Mondoloni, shefin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Thomas Bertin, dhe drejtorin e kabinetit të ministrit të Çështjeve Evropiane, Vincent Guerend.
“Pas urimeve të tyre për suksesin tonë në zgjedhje dhe falenderimeve të mia për mbështetjen e Francës për Kosovën, diskutuam për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.