Kurti viziton MSh-në, informohet për ecurinë e vaksinimit kundër Covidit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të mërkurën Ministrinë e Shëndetësisë (MSh).
Në njoftimin e MSh-së është thënë se Kurti është njoftuar për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të vaksinimit dhe për gjendjen epidemiologjike në vend.
“Sot në Ministrinë e Shëndetësisë kemi pritur për vizitë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Gjatë takimit me ministrin Vitia dhe me stafin e ministrisë, kryeministri u njoftua për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të vaksinimit, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren. Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafeve mbështetëse në përballjen me Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.