Kurti viziton në QKUK policin që u plagos mbrëmë në veri
09 dhjetor 2022
| 16:11
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot në QKUK policin që u plagos mbrëmë në veri.
Kurti ka thënë se polici, Ekrem Neziri vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë.
“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.