Kurti viziton policin e plagosur

24 shtator 2023 | 10:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur, Alban Rashitin.

Kurti ka njoftuar se mjekët e QKUK-së ia kanë hequr me sukses predhën në krahërorin e majtë policit Rashiti dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Njoftimi i Kurtit:

Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes.

Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit.

Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.

Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot qytetarët e Kukësit do t’u drejtohen sërish qendrave të…