Kurti viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Qeveria po investon në fuqizimin e xhudos

23 korrik 2023 | 13:23

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Qendrën Nacionale të Xhudos, ku u prit nga kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka dhe ekipi kampion i xhudistëve.

“Ata na prezantuan projektin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të Xhudos si pjesë e programit ‘Kosova, shtet i Xhudos’. Qeveria po investon në fuqizimin e xhudos përbrenda vendit dhe në promovimin ndërkombëtar përmes mirëmbajtjes dhe rritjes së mëtejme të rezultateve të xhudistëve tanë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Kurti ka theksuar se rezultatet dhe potenciali sportiv i Pejës plotësohet me historinë dhe traditat e lashta, aty ku monumentet e trashëgimisë kulturore krijojnë lidhjen mes së kaluarës dhe të ardhmes.

“Nga Kulla e Ministerit me një arkitekturë e stil të veçantë, i cili po restaurohet në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtar, rrugën e vazhduam në Çarshinë e Gjatë e cila përkundër shkatërrimit masovik nga forcat serbe është rindërtuar. U ndalëm në dyqanin qindravjeçar të briskpunuesit Musa Gorani, që u restaurua dhe funksionalizua falë mbështetjes sonë direkte”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se…