Kurti viziton rezidencën e Rugovës: Kujdesin tonë ndaj trashëgimisë kulturore tanimë e kemi të dëshmuar (video)

19 nëntor 2024 | 15:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka “inspektuar” punimet në rezidencën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se “me ndërhyrjet restauruese që janë drejt përfundimit, rezidenca e presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruaj kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë”.

“Sot ishim për të parë nga afër rezultatin e punës deri tash. Restaurimi po udhëhiqet nga ekipe profesionale në respekt të vlerave që ka kjo shtëpi, e cila është pjesë e listës së aseteve të trashëgimisë që mbrohen me ligj. Kujdesin tonë ndaj trashëgimisë kulturore tanimë e kemi të dëshmuar. Në këtë kuadër, po sigurohemi që si institucione të shtetit të mirëmbajmë respektin për figurat qendrore të historisë moderne të Kosovës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”, duke bashkangjitur edhe një video nga vizita në rezidencën e Rugovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Po kush na qenka Pambuke…