Kurti viziton Sylejman Selimin (Foto)
Kryetari i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimi, i cili para disa ditësh është liruar nga burgu.
“Në vendlindjen e tij në Açarevë, sot vizitova gjenerallejtënant Sylejman Selimin. Ai është liruar me kusht nga burgu. Kjo disi i ngjan aq shumë gjendjes së vetë shtetit të Kosovës. Por, Syla është mirë me shëndet dhe fytyra i shkëlqente. Nga komandant i Zonës Operative të Drenicës te Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së te komandant i TMK-së e i FSK-së e deri te ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, kanë kaluar 20 vjet prej se e njoh dhe jemi shokë. Por, veprimtaria e tij është edhe më e hershme: ajo nis me Sylën si bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në Facebook”.
/Epoka e re/