Kurti viziton varrin e Alija Izetbegoviqit (Foto)
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, këto ditë është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë.
Në kuadër të kësaj vizite, ai ka vizituar varrin e ish-liderit të boshnjakëve, Alija Izetbegoviq dhe monumentin e 1.601 fëmijëve të vrarë në Sarajevë
“Gjenocidi në Kosovë i pranverës së vitit 1999, u zbatua nga operacioni ushtarak i Serbisë ‘Patkoi’ i cili i dëboi rreth 860 mijë shqiptarë nga Kosova dhe vrau afër 10 mijë civilë të paarmatosur. Gjenocidi në Sarajevë u zbatua përgjatë gati katër vjetëve, saktësisht 1.425 ditëve, aq sa zgjati rrethimi i hekurt i qytetit. U vranë 11.541 civilë (nga të cilët 1.601 fëmijë) kurse u plagosën a lënduan mbi 50 mijë të tjerë. Për çdo ditë mbi qytet binin mesatarisht 329 granata. Gjatë qëndrimit në Sarajevë bëra nderim dhe vendosa lule të freskëta te varri i kryetarit të parë të B&H, Alija Izetbegoviq, dhe te monumenti i fëmijëve sarajevas të vrarë gjatë luftës”, ka shkuar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/