Kurti vlerëson kontributin e Italisë për Kosovën

29 qershor 2022 | 14:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim nënsekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova.

Duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, kryeministri

Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Italisë për vendin tonë.

Duke vlerësuar Italinë si partner dhe aleat edhe në BE dhe NATO, kryeministri vlerësoi kontributin dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, dhënë nëpërmjet Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ai ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve dhe gatishmërinë për tërheqje të investimeve në Kosovë.

Nënsekretari italian i Shtetit, falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen.

Duke biseduar për indikatorët pozitiv ekonomik, të dy u pajtuan se demokracia është mënyra më e mirë për të arritur rritje ekonomike.

Della Vedova ka përgëzuar kryeministrin Kurti për pozicionimin e qartë të Qeverisë së Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Në takim u theksua domosdoshmëria e parandalimit të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të mënyrës se si u krijua Gjykata Speciale…