Kurti vlerëson kontributin e Rugovës për ndërkombëtarizimin e çështjes se Kosovës

24 mars 2021 | 12:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

Me këtë rast, Kurti ka vlerësuar rolin e Rugovës për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

“Sot është përvjetori i ‘Epopesë së Dukagjinit’ dhe i bombardimeve të NATO-s. Dhe pas homazheve në Prekaz dhe Gllogjan, ne po bëjmë homazh edhe tek presidenti historik Ibrahim Rugova, presidentit të parë të Kosovës por edhe njëkohësisht i presidentit të parë të Kosovës së çliruar me ç’rast kujtojmë kontributin e tij për gjatë viteve të 90-ta në ndërkombëtarizimin e Kosovës, që ishte shumë i vlefshëm për intervenimin e Aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit kundër Serbisë së Millosheviqit”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të…