Kurti vlerëson lartë kontributin e Turqisë për Kosovën
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca, kanë pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Kurti e ka falënderuar ambasadorin e Turqisë për rolin e saj në ndërhyrjen e NATO-s në ndaljen e gjenocidit të Serbisë para 20 vjetëve, në njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës para 11 vjetëve, dhe në ndihmën humanitare dhe mbështetjen me projekte zhvillimore.
Ndërsa, ambasadori Sakar e ka vlerësuar rolin e Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike në Kosovë dhe ka shprehur interesimin për të mësuar për idetë, pikëpamjet dhe qëndrimet e kësaj lëvizje.
Në takim të dy palët kanë theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, dhe avansimin e tyre sidomos në aspektin ekonomik.
Kurti e Sakari janë pajtuar për të vazhduar edhe në të ardhmen me komunikim të vijueshëm dhe takime të tjera.
/Epoka e re/