Kurti: Vota për Shaip Kamberin, detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote

26 maj 2022 | 20:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që nesër të votojnë Shaip Kamberin, në zgjedhjet e përsëritura parlamentare në njësinë numër gjashtë në Tërnoc.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd.

“Vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës nesër, është detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

Tërnoci voton, shqiptarët fitojnë

Të dashur vëllezër e motra,
Të dashur shqiptarë, bashkëkombas të Luginës,
Tërnocit,
Tashmë e kemi parë që Serbia, figurat dhe mekanizmat politik të saj, kanë bërë gjithçka që t’ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend.
Andaj nesër punën e parë në agjendën tuaj ditore, bëni daljen dhe votimin në Qendrën e Votimit nr. 6 në Tërnoc.
Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të.
Vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës nesër, është detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote.
Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij, për të treguar të vërtetën e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi.
Andaj, u bëj thirrje, që nesër, më 27 maj, të përbashkoheni të gjithë ju më të drejtë vote në Tërnoc duke votuar z.Shaip Kamberin si zë i fuqishëm shqip e shqiptar, njerëzor e qytetar.
Tërnoci voton!
Shqiptarët fitojnë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka insistuar se…