
Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve
30 mars 2025
| 10:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë myftiut Naim Tërnava se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, po synojnë betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, si dhe votimin e Qeverisë.
Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame, është pyetur nga myftiu Tërnave se a pushuan pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndërkohë, Kurit tha se pas certifikimit të rezultateve do të jetë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, tha ai, raporton Kp.