Kurti votoi për kryetar të partisë, ftoi edhe të larguarit të votojnë
21 janar 2018
| 11:37
Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosjes!, Albin Kurti, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Naim Frashëri” , në Prishtinë.
Edhe pse Kurti është kandidat i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes!, ai i ka cilësuar zgjedhjet brenda partisë demokratike, duke i ftuar të gjithë që të votojnë për të zgjedhur kryetarin e partisë.
Kurti ka ftuar edhe të larguarit e fundit nga organet e partisë që të votojnë dhe të kryejnë obligimin statutor.