Kurti voton në Shqipëri: I ftoj qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë

25 prill 2021 | 10:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Shqipëri.

Kurti, pas votimit, ka bërë thirrje që të votohet për të gjitha ata që kanë pasaportë shqiptare.

“Sot është dita e demokracisë. Ju ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur e diel me diell, moti është i mirë, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar edhe mbarësi për Shqipërinë dhe  secilin njeri që ashtu sikurse unë e ka pasaportën e Shqipërisë. Ju uroj suksese”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar sot për…