Kurti: Zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi, e i drejtë presim të jetë edhe dënimi
05 dhjetor 2023
| 11:13
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe njëherë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Në konferencën Rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, Kurti ka thënë se zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi, duke shtuar se presin që edhe dënimi të jetë i drejtë.
“Zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi, e i drejtë presim të jetë edhe dënimi, pra maksimal. I shprehë edhe njëherë ngushëllime nga këtu familjes së Liridonës”, është shprehur Kurti.
Ndryshe, trupi i të ndjerës, Liridona Ademajt është zhvarrosur paraditen e së hënës nga fshati Cermjan i Gjakovës, për t’u rivarrosur në fshatin e saj të lindjes.