Kurti zbulon emrat e pesë ministrave nga radhët e Vetëvendosjes

06 janar 2020 | 13:08

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dy orë para takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ka dalë me një video-mesazh ku i ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bëjnë marrëveshjen sa më shpejtë.

Kurti në këtë video-mesazh i ka bërë publike edhe propozimet e tij për ministra nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ka kërkuar nga Isa Mustafa që edhe ai t’i propozojë pesë emra për ministra nga radhët e LDK-së.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, prof. Blerim Reka, për ministër të Financave dhe Transfereve, prof. Besnik Bislimi, për ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, ka thënë Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/471994037060189/

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka sugjeruar qytetarët…