Kurti: Zërat se do të ketë zgjedhje në shtator janë të vërteta

21 shtator 2022 | 08:44

Kryetari aktual edhe kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat, Albin Kurti, ka shpalosur planin e tij të udhëheqjes.

Kurti nuk la pa komentuar zërat se do të ketë zgjedhje në shtator, veçse këtë nuk e lidhi aspak me zgjedhje nacionale.

“Ndoshta e mbani mend që në dimrin që shkoi, dikush thoshte se në shtator ka zgjedhje. Është e vërtetë që ka zgjedhje, por në Lëvizjen Vetëvendosje, të dielën e 25 shtatorit”, tha Kurti duke qeshur.

Mes të tjerash, Kurti shpalosi planin qeverisës të cilin e ka bazuar në 10 pika.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nuk do…