Kurti: Zotohemi të mbrojmë ata që kalojnë jetën e tyre duke na mbrojtur

24 shtator 2023 | 23:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Afrim Bunjaku u vra nga terroristët duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.

Kurti, theksoi se sonte ndezi një qiri të vogël për një shpirt të madh.

“Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në orët e hershme të mëngjesit në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sundimin e ligjit të vendit tonë.

Sonte ndezëm një qiri të vogël për një shpirt të madh ndërsa zotohemi të mbrojmë ata që kalojnë jetën e tyre duke na mbrojtur”, shkroi Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Betimi për Drejtësi” ka sjellur së fundmi një fotografi nga…