Kurtin mund ta votoni për kryeministër, jo për deputet
22 dhjetor 2020
| 08:24
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar sot, nuk e pengon Albin Kurti që të zgjidhet kryeministër.
Ai në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë se kjo pikë për Kurtin dhe të tjerët vlen vetëm për Kuvendin e Kosovës.
“Kurti nuk ka të drejtë të garojë për deputet dhe të marrë pozitë në Kuvend të Kosovës. Ai mund të zgjidhet kryeministër nëse partia vendos ta nominojë pa e futur në listë zgjedhore”, është shprehur Kryeziu.