Kurtin sot në Turqi e pret Erdogani
03 shkurt 2023
| 08:41
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë dhe do të zhvillojë një vizitë pune njëditore.
Atje kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për medie.
Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.