Kurtishaj: 2505 kosovarë me “Sharr Travel” për 1 maj në Shqipëri
29 prill 2023
| 13:20
Biznesmeni dhe promovuesi i njohur i turizmit shqiptar, njëherit drejtor i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka bërë të ditur se qindra kosovarë janë nisur për Shqipëri, për të kaluar festën e 1 majit.
Përmes një shkrimi në Facebook ai ka thënë se postimi mund të duket si shaka, por është realitet.
Ai ka shkruar se si duket vera 2023 do të jetë e nxehtë.