Kurtishaj: Do të punojmë që importin ta zëvendësojmë me eksport
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ruzhdi Kurtishaj, ka vizatuar fabrikën “Te Naseri”, në Therandë, me ç’rast ka paraqitur planin e rimëkëmbjes ekonomike.
Ai ka thënë se kjo fabrikë është ambasadori i Kosovës në arenë ndërkombëtare dhe se do të punojnë që importin ta zëvendësojnë me eksport.
“Jam i impresionuar nga takim pasi pash një ndryshim të madh nga vitit i kaluar në avancimin e teknologjisë dhe mbi të gjitha pash numër të madh të grave shqiptare që krah për krah me burra, punojnë punë të njëjta, pash po ashtu struktura të ndryshme gjinore dhe të moshash. Shumë të rinj dhe të reja po punojnë te kjo fabrikë moderne që është një lloj ambasadori në Evropë. Qëllimi i jonë është ta rimëkëmbin ekonominë që edhe më tutje të rigjenerojmë vende të punës dhe të rinjtë të punojnë në Kosovë. Andaj, sot për sot se Fabrika të “Naseri” është brend jo vetëm, më Kosovë por edhe në Evropë, sot më shumë se kurrë duhet ta zëvendësojmë importin me eksport”, ka thënë pos tjerash Kurtishaj.