Kurtishaj: E papranueshme gjobitja e kompanive që merren me transportin e turistëve nga Shqipëria

20 gusht 2020 | 23:07

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit te Odës Ekonomike dhe njëherit pronar i kompanisë Sharr Travel, ka thënë se është e pa pranushme gjobitja e Operatoreve Ekonomik që merren me transportin e lirë të udhëtarve për pushimet verore në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Kurtishaj ka thënë se janë pro zbatimit të rregullores ligjore për mbajtjen e maskave dhe dezinfektantëve, por kundër dënimeve.

“Jemi për zbatim të rregullativës ligjore për përdorim të maskave dhe dezinfektanteve në autobusë, por jo denime sepse ky lloj transporti me autobus nuk është me linja sipas rendit të udhëtimit por transport i lirë i organizuar për qytetarët ne shumicen e rasteve janë familjarë që shkojnë për pushime verore”, ka shkruar Kurtishaj.

Ai gjithashtu ka thënë se është e padrejtë që udhëtimet në Turqi me aeroplan të mos gjobiten, ndërsa ato me autobusë drejt vendeve të rajonit po, ndonëse sipas tij nuk kanë shumë dallime në sistem.

“Si eshte e mundur te mos ruhet distanca sociale ne aeroplan per turqi per qytetaret e Kosoves qe shkojnë ne pushime atje e duhet te ruhet distanca socjale ne mes nenes e femijes, vllaut ndaj vllaut apo bashkshortit ndaj bashkshortes qe duan ti kalojne pushimet ne Shqiperi, ku sistemi i ajrosjes per aeroplan dhe autobus eshte i njejte.”, deklaroi tutje Kurtishaj.

Postimi i plotë i Kurtishajt:

E pa pranushme gjobitja e Operatoreve Ekonomik që merren me transportin e lirë të udhëtarve për pushimet verore në Shqipëri.

Jemi për zbatim të rregullativës ligjore për përdorim të maskave dhe dezinfektanteve në autobusë, por jo denime sepse ky lloj transporti me autobus nuk është me linja sipas rendit të udhëtimit por transport i lirë i organizuar për qytetarët ne shumicen e rasteve janë familjarë që shkojnë për pushime verore.

Si eshte e mundur te mos ruhet distanca sociale ne aeroplan per turqi per qytetaret e Kosoves qe shkojnë ne pushime atje e duhet te ruhet distanca socjale ne mes nenes e femijes, vllaut ndaj vllaut apo bashkshortit ndaj bashkshortes qe duan ti kalojne pushimet ne Shqiperi, ku sistemi i ajrosjes per aeroplan dhe autobus eshte i njejte.

Stop gjobave, nuk duhet që permes gjobave të justifikohet puna e kujdoqoftë gjoja që po e luftojmë epidemin COVID 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tyson Fury i ka kërkuar Deontay Wilder ta thyejë heshtjen…