![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/ruzdha.jpg)
Kurtishaj: Hasi i gatshëm për fitoren e madhe të PDK së me 14 shkurt
25 janar 2021
| 22:40
Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me kandidatin për kryeministër të PDK-së Enver Hoxhaj, si dhe kandidatët tjetër për deputet nga radhët e PDK-së Hajdar Beqaj dhe Kujshim Gashi, kanë vizituar sot fshatrat e Hasit.
Me këtë rast Kurtishaj ka thënë se Hasi është i gatshëm për fitoren e madhe të PDK së me 14 shkurt.
“Sot me Kryeministrin në ardhje prof. Dr. Enver Hoxhaj dhe kandidatët për deputet nga Prizreni e Gjakova shpalosëm platformën e PDK së për rimëkëmbje në fshatrat e Hasit. Hasi i gatshëm për fitoren e madhe të PDK së me 14 shkurt 2021!”, ka shkruar Kurtishaj në profilin e vet në “Facebook”.
Kurtishaj në listën e PDK-së ka numrin 91.