Kurtishaj: Kompanitë e autobusëve, sektori më i prekur nga epidemia
Kanë kaluar dy javë që në rrugët e vendit tonë nuk mund të shohësh e udhëtosh me autobusë, për shkak të përhapjes së pandemisë.
Autobusët në vendin tonë janë ndaluar të lëvizin nga 14 marsi tërsisht, derisa kishin nisur ndalimet nga 11 marsi dhe se nuk dihet kur do të rinisin lëvizjet e tyre për bartjen e udhtarëve.
Si shkak mos funksionimit të autobusëve tash rreth dy javë kanë mbetur papunë rrethë shtatë mijë punonjës të kësaj fushe, duke mos ditur me fatin e tyre të punës e jetës.
Nga ana tjetër si asnjëherë në histoinë e vendit, stacionet e autobusëve në vend tash dy javë janë të boshatisura jo vetëm nga autobusët, por edhe udhtarët.
“Sektori i transportit rrugor të udhëtarve është sektori më i prekur nga vendimi i qeverisë 01/07 dhe vendimet tjera pasuese nga qeveria, pasi që është kërkuar të ndërpritet puna për shkak të pandemisë Covid 19, tha Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit të Udhtarëve për “Syri.net”.
Sipas tij sektori i transportit rrugor është nyje kryesore lidhëse e ekonomisë në Kosovë, kur e kemi parashysh që vendi
nuk ka trasport tjetër tokësor, hekurudhor e as ujor, përveç transportit të udhtarëve me autobusë.
Ai shtoi se ky sektor ka të punësuar mbi pesë mijë veta direkt, ndërkaq në mënyrë indirekte qofshin mekanikë, tregtarë të autopjesëve dhe furnizimet tjera janë kalkuluar se janë mbi shtatë mijë të punësuar, pa llogarit sektorin e turizmit, hotelierisë e agjencive të udhëtimit.\
“Mjetet e ndara nga qeveria për paga në vlerë prej 170 euro, as për së afërmi nuk i plotësojnë nevojat e puntorëve të këtij sektori, sepse ata nuk janë raste sociale, por janë të punësuar që kanë kontribuar drejpërdrejt me mundin dhe djersën e tyre drejpërdejt në buxhetin e shtetit”, tha Kurtishaj.
Sipas tij si shoqatë, por edhe si kryetar i kuvendit të Odës Ekonomike, i kanë harmonizuar qëndrimet e tyre dhe sot në cilësinë e kryesuesit të kuvendit ju kemi drejtuar Qeverisë dhe ministrive përkatëse me kërkesë urgjente ddhe kërkesa konkrete për të mbështetur sektorin privat.
“Deri në vendimin tjetër të qeverisë, neve na është ndaluar puna dhe nuk kemi një datë të caktur kur parashikohet të fillohet puna”, ka thënë Ruzhdi Kurtishaj.