Kurtishaj: Liga e Katërt gjermane më e fortë se Superliga e Kosovës
26 dhjetor 2019
| 17:15
Ish-sulmuesi i Trepçës ’89, Blerand Kurtishaj që fitojë në vitin 2017 edhe “Këpucën e Artë”, pra me më shumë gola të shënuar, tani luan në Ligën e Katërt të Gjermanisë. Aktualisht luan te ekipi TSV Rain Lech.
“Unë momentalisht jam duke luajtur në Ligën e Katërt gjermane ku në të njëjtën ligë luajnë edhe ish futbollist të njohur. Është Ligë shumë e fortë dhe për mendimin tim edhe më e fortë se Liga e Kosovës”, ka thënë Kurtishaj për “Olle”.