Kurtishaj, pas vizitës në Hagë: LIRIA KA EMËR!
Biznesmeni e pronari i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj, ka vizituar themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Kështu ka bëtë të dituar vet Kurtishaj përmes një postimi në llogarinë e vetë në “Facebook”. Kurtishaj ka bërë te ditur se me disa miq të tij ka qenë në Hagë për t’i vizituar themeluesit e UÇK-së.
“Ndjenjë e veçantë krenarie e moral i fortë i Themeluesve të Pavarësisë dhe Shtetit të Kosovës na bënë krenar me luftën e lavdishme të UÇK-së”, ka shkruar Kurtishaj.
Postimi i plotë i Kurtishajt:
LIRIA KA EMËR!
Dielli do të lindë përsëri!
Sot, me disa miq vizituam themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ndjenjë e veçantë krenarie e moral i fortë i Themeluesve të Pavarësisë dhe Shtetit të Kosovës na bënë krenar me luftën e lavdishme të UÇK-së.