Kurtishaj: Sektori privat, ka pasoja të mëdha akoma sa i përket Covid-19

12 shkurt 2021 | 17:34

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se Qeveria Hoti, ka dështuar në menaxhimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.

Sipas tij, më nuk duhet as të flitet për çështjen e karantinimit për shkak se është vet Qeveria, ajo e cila nuk respektoi assesi masat antipandemi.

“Qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës me Covid-19. Jo vetëm këtë javën e fundit, por ka dështuar që nga starti i punës. Ne gjatë gjithë kohës, kemi qenë shumë aktiv sa i përket problemit me pandeminë që ka goditur botën dhe Kosovën po ashtu. Sektori privat, ka pasoja të mëdha akoma sa i përket Covid-19”.

”Kemi këtë vendim sot që bën dallimin mes qytetarëve, atyre që vijnë nga diaspora”.

”Këtu më nuk duhet të flitet për çështjen e karantinimit apo testet PCR, sepse është çështje puropolitike. Sepse ne po shohim sallat me tubime të mëdha 500 apo 700 qytetarë dhe ky është dështim i drejtpërdrejtë i qeverisë së Kosovës”.

”Andaj shumë biznese, përfshirë edhe sektorit që realisht unë kam përfaqësuar gjatë gjithë kohës së pandemisë. Kur iu është ndaluar shërbimi i qytetarëve me autobus, me të vërtetë më nuk mund të flitet për masë të qeverisë, qoftë për parandalim të COVID-19”.

”Kemi një plan të qartë të vaksinimit të qytetarëve me COVID-19, ndërkaq në Kosovë akoma flitet se kur do të vijnë vaksinat, ‘’ja do të vijnë në këtë datë, ja do të vijnë në këtë ditë’’”.

”Nuk do të merrem me atë pjesë nëse është bërë apo jo qëllimshëm. Nuk ka pasur kuptim këto masa të jenë në fuqi deri më sot, kur absolutisht nuk janë respektuar nga Qeveria”.

”Se a do të vijnë 50 apo 500 qytetarë nga diaspora, s’ka kuptim më të flitet për mbrojtje nga COVID-19, sepse masat absolutisht nuk janë zbatuar pikë së pari nga Qeveria, – pra, ka dështuar në menaxhimin e situatës me COVID-19”.

”Përgjegjës për rregull, rend dhe siguri të qytetarëve sipas kushtetutës, është Qeveria e Kosovës”.

”Ndaj Qeveria do duhej të merrej me këto masa në mënyrë që të mos vijnë në një situatë të tillë që edhe partitë politike të mund të mbajnë fushatat e tyre, ndërkohë t’ju mohohet e drejta bizneseve për të zhvilluar veprimtarinë afariste, duke zbatuar rregullat antikovid që kanë dalë nga IKSHPK-ja”.

”Është e pakuptimtë më të flitet për diçka të tillë”, deklaron Kurtishaj, njofton Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë lëshuar të premten…