Kurtishaj: Shoqata e Transportit Rrugor e Udhëtarëve ofron 100 autobusë për transport nga Shqipëria në Kosovë

27 nëntor 2019 | 11:15

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj,  i cili është dhe kryetar i Kuvendit në Odën Ekonomike të Kosovës, ka bërë të ditur se Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, ofron 100 autobusë në mënyrë vullnetare për transportin nga Shqipëria për në Kosovë, për vëllezërve dhe motrave tona të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

“Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës ofron 100 autobusë në mënyrë vullnetare për transportin e vëllezërve dhe motrave tona të prekura nga tërmeti gjithashtu gatishmëri vullnetare kanë shprehur disa hotele për të akomoduar të prekurit nga tërmeti. Ftoj të gjitha hotelet që kanë vullnetin dhe kapacitetet për akomodim të paraqiten në Odën Ekonomike të Kosovës. Me respekt për Ju!, ka njoftuar Kurtishaj.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është marrë vendimi që të gjithë personat që shkojnë në…