Kurtishaj takohet me Durmishin, bisedojnë për problemet e transportit rrugor dhe presin përkrahje financiare për këtë sektor
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj është takuar sot me zv.ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishi ku është biseduar për problemet në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë.
Po ashtu në takim është thënë se presin nga grupet parlamentare takim për të kërkuar përkrahjen financiare për këtë sektor.
Postimi i plotë i Kurtishajt:
Para pak qastesh perfundoj takimi ne mes te Shoqatës së tranportit rrugor të udhëtarve dhe zv. Ministrit të Infrastrukturës z. Hysen Durmishi për problemet në sektorin e transportit rrugor të udhëtarve me autobusë.
Gjithashtu në bazë të shkresave dërguar grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, presim sa më parë takim për të kërkuar perkrahjen konkrete financiare për këtë sektor.