Kurtishaj tregon çmimin e naftës në rajon, në Kosovë më së shtrenjti
09 tetor 2022
| 17:05
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka treguar çmimet e derivateve në shtetet e rajonit.
Ai ka krahasuar çmimet në rajon me çmimet në Kosovë, ku del se në vendin tonë çmimi është shumë më i lartë.
Ai thotë se ndryshimi i madh i çmimit bizneset kosovare i bën jo të barabartë në tregun rajonal.
“Sot çmimi i naftës për 1 litër është 1.48 në Mal të Zi, 1.50 për një litër në Maqedoni të Veriut e në Kosovë 1.70 euro cent për 1 litër! 22 cent është ndryshum i madhë i çmimit për 1 litër naftë, ky ndyshim i madhë i cmimit bizeneset Kosovare i ben jo të barabartë në tregun rajonal”, ka shkruar ai.